ISLAMIC RELIEF KOSOVA

Shto një koment

Vështrim i përgjithshëm

  • Sektorët Shëndetësi, Medicinë
  • Punë të postuara 0
  • Shikuar 26
  • Themeluar që nga viti 2023

Përshkrimi i kompanisë

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe
KOMUNËS SË HANIT TË ELEZIT për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë
drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025” me pin kod 020_004574 dhe
numër të protokollit 02/7988, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën:
Teknik/e Laborant/e (1 pozitë); ri-shpall këtë:

K O N K U R S

TITULLI I PUNËS: TEKNIK/E LABORANT/E
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/22-2023
Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Hanit të Elezit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Hanit të Elezit – zonat rurale të komunës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryejë punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve
  • Përpunon analizat laboratorike në lëmin  e hematologjisë dhe biokimisë
  • Kryen punët rrethë regjistrimit, klasifikimit,dhe shpërndarjen së rezultateve laboratorike.
  • Kryen edhe punët tjera të laborantit sipas urdhërit të shefit të Sektorit të Diagnostikës dhe Kryelaborantit.
  • I përmbahet etikës mjekësore
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Përgatitja e mesme (drejtimi: Teknik Laborant)
  • Përgaditje universitare (drejtimi: Bachelor, Teknik Laborant) – E preferueshme

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë
viteve 2023-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Hani i Elezit
Vendi i punës: Komuna e Hanit të Elezit, Zonat rurale
Numri i Referencës dhe pozita:
IR/RKS/21-2023, (Teknik/e Laborant/e).
Kohëzgjatja e kontratës: Për të gjitha pozitat e lartshënuara është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit).

Afati i aplikimit:
Nga data 18.12.2023 deri më 24.12.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 24.12.2023 ora 16:00 nuk do
te merren në konsideratë.

Mënyra e Aplikimit: Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://bit.ly/aplikonikëtu , duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online.

Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, kandidatët duhet të ngarkojnë në PDF dokumentet si më poshtë:

  • Diploma e shkollës së mesme – Drejtimi: Teknik Laborant (të noterizohet)
  • Diplomë Universiteti – Drejtimi: Teknik Laborant (E preferueshme)
  • Të ketë licencë valide (të noterizohet)
  • Letërnjoftimi valid (në të dy anët)
  • Certifikatën e re e cila dëshmon se nuk jeni nën hetime (nga gjykata ose policia).
  • CV-në tuaj (në gjuhën angleze).

Lini rishikimin tuaj

  • Vlerësimi i përgjithshëm 0